Zbulo të panjohurën

Qytetarët të interesuar për t’u vaksinuar kundër COVID-19

Dje në sallën 1 Tetori në Prishtinë, ka nisur vaksinimi kundër COVID-19.

I pari që u vaksinua ishte Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndërkaq sot do të imunizohen personeli shëndetësor.

Për t’u vaksinuar, të interesuar janë edhe qytetarët, disa prej të cilëve kanë shkuar tek salla 1 Tetori për të pritur në radhë. Megjithatë, ata u njoftuan se kjo do të ndodhë vetëm me ftesë, njofton Klan Kosova.