Zbulo të panjohurën

Qytetari filmon rrëshqitjet e dheut drejtpërdrejt në një fshat në Skenderaj

Reshjet në Kosovë kanë shkaktuar dëme si zakonisht. Në fshatin Klladernicë të Skenderajt, një banor aty ka filmuar dheun derisa po rrëshqiste si rezultat i kohezionit të dobët.


Një video që tashmë është bërë virale në facebook shihet se si rrëshqet dheu si rezultat i reshjeve.

Përveç vërshimeve të ujit që janë shkaktuar në disa pjesë të qytetit dhe fshatrave të Mitrovicës, probleme janë paraqitur edhe me shembje të dheut.

Në fotografitë e siguruara nga Jepi zë, shihet se një pjesë e dheut në fshatin Frashër ka rrëshqitur.

Sipas banorëve kjo rrëshqitje e dheut ua ka rrezikuar shtëpitë dhe pronat e tyre.