Zbulo të panjohurën

Qytetari gjen mishin e mykur në ETC-në e Mitrovicës, ani pse paketimi kishte ende afat


Një qytetar i Mitrovicës, sot kishte vizituar marketin ETC për t’u furnizuar me ushqime.

Mirëpo, në raftat e marketit të ETC në Mitrovicë, ai ka gjetur edhe mish të mykur, shkruan “Jepi Zë”.

Mitrovicasi ka denoncuar këtë rast në redaksinë e “Jepi Zë”, duke dërguar edhe fotografi nga marketi.

Në foto shihet se ky mish është paketuar me datë 10.03.2021 dhe ka afat deri në muajin e pestë, mirëpo është mykur.

Ndryshe, të shpeshta janë rastet kur qytetarët ankohen për produkte që kanë ende afat, mirëpo të prishura nga moskujdesi.