Zbulo të panjohurën

Rama: Thaçi e ka të gjithë mbështetjen e Shqipërisë

Pas konfirmimit të aktakuzës ndaj të parit të Kosovës, ka reaguar i pari i legjislativit të Shqipërisë ka thënë se Thaçi e ka mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter i ka mbrojtur vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se ky proces do e mbyllë përfundimisht, siç i referohet ai, luftës së pastër të UÇK’së, shkruan Gazeta Express.

“Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, ka thënë ai.