Zbulo të panjohurën

Ramiz Lladrovci i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga gazetari Vehbi Kajtaz

Lladrovci thotë se paratë do të jepen donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit.

“Ashtu siç kam paralajmëruar, sot e dorëzova padinë kundër Vehbi Kajtazit për shpifje. Pas vendimit të gjyqit, vlera e kundërshpërblimit për padinë, do të jepet donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit”, shkruan ai, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, gazetari Vehbi Kajtazi, në një seri reagimesh në llogarinë e tij zyrtare në ‘twitter’, ka drejtuar akuza për kreun e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Kajtazi thotë se Lladrovci është një prej personave që e kanë dërguar Hashim Thaçin në Hagë për rastin e Bejhadin Hallaqit.

“Ramiz Lladrovci, ti je njeri prej atyre qe e ke çu Hashim Thaçin ne Hage per zhdukjen/vrasjen e Bejhadin Hallaqit”, ka shkruar Kajtazi. /