Zbulo të panjohurën

Ramosaj: Në këto zgjedhje ka qenë koha e Vetëvendosjes nuk ka qenë e AAK’së

Vetëm në Deçan dhe Junik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur të radhitet e para në zgjedhjet e djeshme, raporton Gazeta Express.

Kryetari i Degës së AAK-së në Deçan, njëherësh kryetar i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, ka treguar se pse AAK nuk ka arritur të fitoj më shumë komuna.

Ramosaj në një lidhje direkte në emisionin Fronal në T7 me Arsim Lanin, ka thënë se nuk ka qenë koha e AAK’së, por koha e Vetëvendosjes, andaj edhe LVV ka dalur e para në këto zgjedhje.

Ai ka përmendur edhe disa arsye tjera që kanë ndikuar që AAK të mos radhitet ndër subjektet e para në këto zgjedhje.

“Nuk ka qenë koha jonë ndoshta. Unë kështu e kam kuptuar. Janë 5-6 elemente për këtë, një prej elementeve është se ka pasur vërshime e probleme me rrymën dhe qytetarët zakonisht fajësojnë kryetarët e komunave për këtë. Pastaj është lista e kandidatëve për deputet nga AAK si dhe diaspora në Kosovë, të cilët dëshirojnë të shohin diçka ndryshe”, ka shtuar ai.

Ramosaj ka thënë se ende nuk kanë përgatitur një analizë përfundimtare të këtyre zgjedhjeve.