Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot ish komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimin.
Qëllimi i kësaj vizite, ishte me ndarjen e medaljes “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për general Selimin.
Ky është postimi i Haradinajt:
Aty ku i hodhi rrënjët liria e Kosovës. Mikpritje shqiptare në Açarevë, në familjen e Gjeneral Sylejman Selimit.
Kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, për z. Vesel Selimi, i cili ishte një prej të plagosurve në sulmin e parë të agresorit në Prekaz ndaj familjes Jashari me 30 dhjetor 1991.
Plagë që nisën çlirimin!
RH