Lajmin e ka dhënë vet Selmanaj në një prononcim të shkurtër për Telegrafin.

“Nuk kam çfarë të shtojë pos që jam liruar nga strukturat e partisë. Mbetem anëtar i thjeshtë i AAK-së”, tha Selmanaj për Telegrafin.

Edhe moderatori i “Debat Plus”, Ermal Panduri gjatë emisionit të sotëm përmendi dorëheqjen e Selmanajt si zhvillim me interes për publikun.

“Rasim Selmanaj paska dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në parti. Është një lajm interesant”, ua ka kumtuar lajmin Panduri panelistëve derisa po diskutohej për aktualitetin politik në vend.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u radhit në vendin e katërt në zgjedhjet e 14 shkurtit duke fituar 7.57 për qind të votave.

Selmanaj në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte kandidat për deputetë nga lista e AAK-së.

Pë shumë vite Selmanaj ka bartur funksione të larta në AAK, duke u zgjedhur për dy mandate kryetar i Deçanit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës në dy legjislaturat e fundit.