Zbulo të panjohurën

Rasti “Subvencioni 2021”, të dyshuarit dalin nesër para Gjykatës

Njëmbëdhjetë të arrestuarit në rastin “Subvencioni 2021”, do të dalin nesër para Gjykatës, shkruan Express

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Seanca do të mbahet nesër paradite, ora nuk është caktuar ende”, ka deklaruar Gashi për Express.

Ndryshe, të dyshuarit janë arrestuar të mërkurën, pas një aksioni të Policisë së Kosovës në Zyrën e Zhvillimit të Bujqësisë të Ministrisë së Bujqësisë dhe në degët e kësaj zyre në disa komuna të vendit.

Nga bastisja që u bë në Prishtinë, Batllavë, Gjilan, Istog e Lipjan, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Përveç arrestimeve, Policia ka sekuestruar edhe shuma të majme parash, që dyshohet se janë keqpërdorur nga të dyshuarit.