Zbulo të panjohurën

Refuzohen 3 mijë e 435 zarfe me fletëvotime

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve njofton se është duke punuar intensivisht në përmbylljen e aktiviteteve të parapara sipas procedurave.

Me anë të një komunikimi për media, theksohet se disa nga aktivitetet që po zhvillohen njëkohësisht në QNR janë: procesimi i të dhënave të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike; skanimi i listës përfundimtare të votuesve; dhe procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

Sipas të dhënave të deritashme, bëhet e ditur se QNR ka arritur të procesojë në sistem të dhënat nga formularët e subjekteve politike 88.16 përqind, si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 70.49 përqind.

“Deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve 85.43 përqind”.

“Nga 11.653 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar 8.212 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 3.435 zarfe me fletëvotime”.

“Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide”, thuhet në njoftim