Zbulo të panjohurën

Refuzohet kërkesa e babait të Agonis Tetajt për përjashtimin e trupit gjykues

Refuzohet kërkesa për përjashtim të trupit gjykues nga kryetari i Gjykatës së Pejës Armend Berisha, ku babai i të ndjerit Agonis Tetaj, Isuf Tetaj kishte kërkuar përjashtimin e trupit gjykues në trajtimin e rastit ku djali i tij mbeti i vrarë në vendin e punës nga i akuzuari Shaban Gogaj.

Një gjë të tillë për  “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate Tringa Zhuti.

“Është refuzuar kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues”, tha Zhuti për “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, sot pritet që Gjykata Themelore në Pejë të shpallë aktgjykimin për rastin ku Shaban Gogaj po akuzohet nga Prokuroria e Pejës për vrasjen e tani të ndjerit Agonis Tetaj, në shtatorin e vitit 2018, në kompaninë “Gogaj Ag”.