Zbulo të panjohurën

Reperi nga Drenica, Don Xhoni konfirmon lidhjen me modelen ruse

Reperi, Xhonatan Isufi i njohur me nofkën “Don Xhoni” është takuar për herë të parë me të dashurën e tij ruse, modelen, Ariana Lirey.

Kjo gjë u bë e ditur përmes një fotografie të publikuar nga dyshja në profilet e tyre në rrjetin social “Instagram”.

Modelja para disa muajve kishte bërë tatuazh portretin e reperit nga Drenica, e që ky i fundit u bë mjaft i njohur edhe në shtetin e Rusisë.

Dyshja janë takuar në Dubai, teksa modelja ka konfirmuar lidhjen duke shkruar:

“Faleminderit që u bëre dashuria ime.  Te dua”./Express