Zbulo të panjohurën

Reporteri i luftës, në mbështetje të Ferat Shalës

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, vazhdon aktivitetet e tij para-elektorale. Ai sot gjatë ditës, ka takuar ish reporterin e luftës, Gazmend Elshanin.

Shala, që në luftë mbante pozita të larta të hierarkinë e UÇK-së, ka thënë se Elshani me punën e bërë gjatë luftës ka vënë jetën në rrezik për ta memorizuar heroizmin e luftës clirimtare.

“Me mikun e vjetër, ish- ushtarin e UÇK-së, gazetarin e luftës – Gazmend Elshanin. Gazi ishte njëri nga reporterët e paktë që e memorizoi dhe dokumentoi luftën tonë. Me kamerën e tij ai shumë herë e vuri jetën në rrezik. Xhirimet që realizoi Gazi u bënë jehonë e fuqishme e luftës sonë në mbarë botën.

Gazi nuk ka ndryshuar as tani në kohë paqe: ai çdo herë reflekton dinjitet dhe personalitet. Nga biznesi i suksesshëm që drejton sot shumë familje kosovare realizojnë të ardhurat e jetës. Gazi është një intelektual që dashurinë për atdheun kurdo e ka moto të jetës”, ka shkruar Shala në facebook.