Zbulo të panjohurën

Rezultati i AAK-së në zgjedhje, Rasim Selmanaj jep dorëheqje nga partia

Rasim Selmanaj ish-deputet i AAK-së ka dhënë dorëheqje nga subjekti pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai ka thënë se është i zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kur është pyetur për arsyet e dorëheqjes.

“Është e vërtetë që kam dhënë dorëheqje nga strukturat e AAK-së, ky më shumë është një reflektim dhe zhgënjim me rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit”, ka thënë Selmanaj për Ballkani.info.

Ai tutje ka thënë se të gjitha arsyet i ka dhënë në kryesi të AAK-së.

Partia e Ramush Haradinaj nga rezultatet e deritashme del se ka marrë 7,43% të votave.

Në këtë përqindje nuk janë përfshirë votat me postë dhe ato me kusht.