Zbulo të panjohurën

Rita e Dua, vajzat me të cilat krenohet Kosova

Kosova është pjesë e karrierës së tyre e ato për shqiptarët janë vajzat me të cilat bëhen krenare.

Udhëtimi i Rita Orës nga një refugjate në një yll muzike ka qenë lajm disa herë.

Rita u lind në Prishtinë në vitin 1990 dhe në moshën 1-vjeçare familja e saj u detyrua të shpërngulej në Angli. Ajo vazhdoi të jetojë në Notting Hill në një banesë njëdhomëshe së bashku me prindërit e saj.

Ajo filloi të performonte në lokalin e babait të saj, por edhe në lokalet e tjera në Londër. Në vitin 2008 ajo nënshkroi marrëveshje me label-in e Jay Z-së “Roc Nation”, e cila më vonë debutoi me bashkëpunimin e saj me Dj Fresh në këngën “Hot Right Now”.

Suksesin e këngëve e vazhdoi edhe nga Kosova ku xhiroi klipin e “Shine Ya Light”, e cila tashmë ka 22 milionë klikime.

Rita performoi me shumë artistë të tjerë shqiptarë edhe në bazilikën e Shën Paulit në shenjtërimin e Nënës Terezë.

Në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ajo këndoi në Tiranë derisa në sheshet e Prishtinës festoi 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Rita përveç në muzikë është pjesë e reklamave të shumta derisa e ka provuar veten edhe në film sikurse trilogjia “Fifty SHades of Grey”.

Si e vogël ajo kishte luajtur në filmin “SPIVS” në rolin e një vajze të vogël që po kontrabandohej.

Gjatë një interviste Ora deklaroi se një momentet më krenar për të është kampanja me UNICEF-in për të drejtat e fëmijëve. Si ambasadore erdhi në Kosovë për të lobuar për të drejtat e fëmijëve.

Së fundi ajo nxori një këngë të re në bashkëpunim me artistë të tjerë si David Guetta dhe IMANBEK, ku në videoklip shihet me veshje kombëtare shqiptare.

Sunny Hill” është festivali i cili e mbushi Prishtinën me të huaj e ku protagoniste ishte Dua Lipa.

Pothuajse në të gjitha intervistat e saj ajo ka përmendur me krenari prejardhjen e saj, Kosovën.

Ndonëse Lipa ka disa vite që ka nisur karrierën e saj muzikore, viti 2020 ka qenë njëri ndër më të suksesshmit.

Me publikimin e albumit “Future Nostalgia”, Lipa u bë fituesja e shumë çmimeve “Grammy”, përfshirë këtu edhe çmimin “Best new artist”.

Për ditë me radhë, Dua ishte ndër të parat në toplistat botërore.

Sukseset e Duas nuk kanë të ndalur. Së fundmi, ajo publikoi edhe këngën “We’re Good”, e cila deri më tani ka mbledhur rreth 27 milionë klikime në Youtube.

Dua përveç festivalit ka edhe fondacionin “Sunny Hill”, me të cilin synon të ndihmojë të rinjtë e Kosovës e në veçanti shkollat e muzikës, ku edhe vetë e kishte nisur karrierën si fëmijë.