Zbulo të panjohurën

Rita Ora i gëzohet suksesit të Blerta Bashollit me filmin “Hive”

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, i është gëzuar suksesit të Blerta Bashollit me filmin e titulluar “Hive”.

Në llogarinë e saj në Instagram Rita Ora e ka shpërndarë pllakatin e filmit “Hive” dhe ka shkruar “Yes”

Kujtojmë se projekti kinematografik që në rol kryesor ka Yllka Gashin, ka rrëmbyer tre çmime.

Në garën e kinemasë dramatike botërore, “Zgjoi” është shpërblyer me çmimin e madh të jurisë, çmimin e publikut e çmimin e regjisorit më të mirë.