Zbulo të panjohurën

Rita Ora ndahet nga i dashuri

Këngëtarja Rita Ora, ishte në lidhje me regjisorin e filmave francez, Romain Gavras, për gjashtë muaj.

Por çifti së fundmi e kanë informuar publikun se janë ndarë pasi që karantina si pasojë e Covid-19, i detyroi ata të jetojnë ndaras dhe larg njëri-tjetrit.

“Rita dhe Romain kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre romantike për shkak të distancës mes tyre, por ata do mbesin shumë të afërt,” ka thënë një burim për “The Sun”.

“Fatkeqësisht me kufizimet e pandemisë, ata janë detyruar të qëndrojnë larg njëri-tjetrit për një kohë të gjatë, dhe tani që Rita është duke punuar në Australi, largësia i ka detyruar të ndahen”.

Në kohët e fundit këngëtarja shqiptare ka rrëfyer që ‘bie fort në dashuri’.

“Unë dashuroj shumë dhe bie lehtë në dashuri, gjatë gjithë kohës,” ka thënë Rita Ora.

Së fundmi Rita ka treguar se hiti i saj “How To Be Lonel”, të cilin e ka shkruar Lewis Capaldi, i ka ndihmuar ta tejkalojë një ndarje të dhimbshme për të, si dhe t’i vendos gjërat në perspektivë.

“Për mua kënga përkonte shumë me jetën time. Pas ndarjes mendova me vete, ‘Zot unë kam mbetur e vetme. Kjo ta shpif, kjo është e tmerrshme. Por pastaj mu ofrua kjo këngë dhe më bëri ta kuptoj se gjithçka ka kuptim, sepse ajo më bënë të ndihem më mirë,” ka thënë Rita.

Këngëtarja, modelja dhe aktorja, Rita Ora, në të kaluarën ishte në lidhje me Rob Kardashian, DJ dhe producentin Calvin Harris, djalin e disenjatorit Tommy Hilfiger, Ricky Hil, aktorin Andrew Garfield, producentin muzikor Andrew Watt, dhe aktorin Rafferty Law, që është djali i yllit britanik të kinematografisë, Jude Law.