Zbulo të panjohurën

Rrëfimi emocional i Haradinajt për aktakuzën e Selimit: Kam humbur vëllezër në luftë, ky ishte përjetim më i rëndë

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se ka pasur një vizitë në shtëpinë e Rexhep Selimit të LVV-së, pasi këtij iu është konfirmuar aktakuza nga Specialja. 

Haradinaj ka thënë se ka shkuar në shtëpinë e Rexhep Selimit në mbrëmjen kur ka njoftuar se iu është konfirmuar aktakuza.

“I kam shkuar në shtëpi, kam pi kafe në familje, natyrisht që ne kemi një përvojë të përbashkët për shumë vite, respekti gjithmonë do të mbetet I përhershëm, aq më tepër në këto situatë kur duhet të jemi të gjithë të bashkuar”, thotë ai.

Shefi i deputetëve të AAK-së, ka deklaruar se përjetim më i rëndë për të ka qenë konfirmimi i aktakuzës së Selimit se sa ngjarjet e rënda që i ndodhën gjatë luftës.

“Unë kam humbur njerëz gjatë luftës, edhe vëllezër, edhe bashkëluftëtar, por, përjetim më i rëndë ishte mbramë. Shumë histori lidhen me emrin e Rexhep Selimit, edhe luftëtarëve tjerë, e kishim edhe daljen e parë publike edhe me Mujën, Muja mungon, pas 21 vitesh e konsideroj të padrejtë”, thotë ai, duke shtuar se ka shprehur gatishmëri që t’i ndihmoj në të gjitha mënyrat Selimit.

“Absolut, jo vetëm aq unë shpreha gatsihmërinë në dispozicion për përgjegjësi juridike apo personale, jam i gatshëm me përkrhaë”, thotë ai./GazetaExpress/