Zbulo të panjohurën

Rrëfimi i familjares për përjetimet në Infektivë: Nënës ia hoqën bombolën e oksigjenit, ia vendosën një pacientes tjetër

Në Klinikën Infektive të QKUK-së po trajtohen pacientët me koronavirus. Ka raste të ndryshme ku familjarët e të prekurve me këtë virus kanë rrëfyer për ngjarjet që kanë përjetuar aty.

Pikërisht në këtë klinikë, nënës së një qytetareje, Arta Pllanës njëra nga infermieret ia kishte larguar oksigjenin, për t’ia vendosur një pacientes tjetër.

Pllana thotë se nëna e saj mbeti pa oksigjen.

“Pacientja tjetër ka pasë nevojë për oksigjen, e kanë marrë bombolën e oksigjenit prej nanës dhe e kanë transferu te pacientja tjetër dhe nana ka mbetë pa oksigjen”, tregon ajo për kallxo.

Tutje ajo thotë se edhe vetë është infektuar në Klinikë, pasi u lejua të qëndrojë me nënën e saj edhe pse ishte negative me COVID-19.