Zbulo të panjohurën

Rrëfimi i grave të Krushës, si ju vranë djemtë pabesisht nga fqinjët serbë (Video)

22 vite më parë në Krushë të Madhe u vranë 243 shqiptarë, ndërsa në Krushë të Vogël 113 të tjerë.

Ata u vranë nga forcat serbe, të cilët u ndihmuan edhe nga banorët serbë të Krushës, të cilët nuk hezituan të kryejnë krime kundër fqinjëve të tyre të cilët i tradhtuan pabesisht duke i lutur që mos të ikin, sepse nuk do t’i prekte askush.

Kështu rrëfejnë gratë e Krushës në vitin 1999, të cilat kishin mbetur vetëm me fëmijë, pasi burrat dhe djemtë i kishin marrë forcat serbe bashkë me fqinjtë serb.

“Na thanë mos ikni se ne ju mbrojmë se ju kemi fqinjë, mos ikni, kur erdhi dita na rrethuan e na zunë, djemtë që një muaj nuk i pamë më, tre djemtë dhe pesë nipa nuk di ku janë, kanë shku krejt”, dëgjohet duke rrëfyer një nga nënat e Krushës së Madhe për mediat e huaja.

Një grua tjetër rrëfen se si serbët ja morën nga duart dy djemtë e saj, nën kërcënimin e armës.

“Duke ardhur mi kapen dy djemtë nga duart, më thanë lëshojë ose do të vrasim edhe ty”, rrëfen ajo mes lotëve.

“Ne kemi qenë në shtëpinë e axhës të gjithë bashkë, kur thanë hajde se duhet mu nda, burrat veç, gratë veç, unë edhe djalin e vogël s’munda ta ndaj nga burri, se ne ishim para pushkatimit”, rrëfen një grua tjetër.

Më poshtë mund të degjoni rrëfimin e grave të vitit 1999./Magazina.al

VIDEO

https://video.gjirafa.com/videoplayback-online-video-cutter-com-mp4