Zbulo të panjohurën

Rrëmbehet një 26 vjeçar në Fushë Kosovë, dy persona e dërgojnë në mal dhe e bëjnë për spital

Një 26 vjeçar nga Fushë Kosova është rrëmbyer dje në orët e mbrëmjes.

Reporteri.net nga burime brenda Policisë merr vesh si viktima është futur me dhunë në një veturë të tipit Mercedes në të cilin ndodheshin dy persona.

Ai ka deklaruar se të njëjtit e kanë dërguar në fshatin Zllatar të Prishtinës ku edhe e kanë rrahur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00-18:00 në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.

Si pasojë e lëndimeve që ka marrë 26 vjeçari është shtrirë në QKUK ku po merr trajtimin e nevojshëm.

Policia nuk është ende në dijeni për identitetin e të dyshuarve, derisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.