Zbulo të panjohurën

Rrëmbehet një person në Vushtrri, në telefon gjenden videot kur ishte keqtrajtuar

Një rast rrëmbimi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vushtrri ku janë arrestuar dy persona pasi që kishin rrëmbyer një person.

Në telefonin e viktimës janë gjetur video incizime ku shihet duke u keqtrajtuar viktima.

“Vushtrri 14.12.2021 – 14:00. Pas një pune hetimore me datë 17.12.2021 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin rrëmbyer dhe kishin keqtrajtuar viktimën mashkull kosovar. Në telefonin e viktimës janë gjetur video incizime ku shihet duke u keqtrajtuar viktima. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thekson raporti.