Zbulo të panjohurën

Rreth 1,500 persona vdiqën nga koronavirusi në Kosovë

Në 1,492 ka shkuar numri i personave që vdiqën nga koronavirusi në Kosovë që nga fillimi i pandemisë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 1 rast (77 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Shtime 1 rast (82 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).

Teksa numri total i rasteve pozitive është 59.931 raste nga 231.094 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 260 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.208 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.231.

“Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!”, është ky apeli i përditshëm i IKSHPK-së