Zbulo të panjohurën

Rritet numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit, disa pësuan djegie në fytyrë

Ka shkuar në 13 numri i personave të lënduar në afërsi të lagjes “Marigona”, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.


Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka folur për gjendjen shëndetësore të të lënduarve teksa shton se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

Nga kjo shifër, 3 persona kanë marrë lëndime në kokë, 1 lëndim në dorë, 7 djegie fytyrës dhe duarve, 1 lëndim shpine, 1 lëndime gishtrinjëve etj.

Deri më tani të lënduarit që kanë kërkuar ndihmë mjekësore janë të grup-moshës së mesme.

Rastin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë.

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gasi). Bazuar në të dhënat e deritanishme dyshohet se në këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmeti në vendin e ngjarjes aktualisht janë zjarrfikësit dhe njësitet policore që janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë ajo.