Zbulo të panjohurën

Rron Gjinovci publikon fotografinë e babait të tij me Kadri Veselin: Mua kurrë s’më ke puthur si atë

Analisti Rron Gjinovci, ka publikuar disa fotografi të babait të tij, i cili shihet i shoqëruar me disa nga figurat politike, raporton Gazeta Express.

Në fotot e publikuara nga Gjinovci në Facebook, babai i tij, Arbër Gjinovci, shihet në prani të Kadri Veselit, Ramush Haradinajt, Hajredin Kuçit e Edi Ramës.

“Mua kurrë s’me ke puthur si ata”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Këto foto erdhën si reagim i një fotografie të publikuar nga ish-deputeti, Milaim Zeka, ku shihej babai i Rronit në prani të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Sami Lushtakut./GazetaExpress/