Zbulo të panjohurën

RTSH-ja censuron këngën e Eurovisionit, heq fjalen “mashallah” nga teksti i këngës së Roneles

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati, është duke bërë përgatitjet e fundit për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin evropain të këngë “Eurovision”.

Këngëtarja e cila në dhjetor të vitit të kalur mori pjesë në festivalin e 60-të të Këngës në RTSH me këngën “Sekret”,  ka bërë disa ndryshime në tekstin e këngës së saj, para se kënga t’i pranohej në festival dhe më pas të shpallej fituese, shkruan Magazina.al

Mësohet se RTSH-ja kishte kërkuar nga këngëtarja që të largonte nga teskti fjalën “mashallah”, e cila ishte në tekstin e këngës “Sekret”dhe në versionin e sotëm kjo fjalë është zëvendësuar me “ta marrsha”.

Shqipëria do të hap gjysë finalen e Eurovisionit më 10 maj, ku këngëtarja Ronela Hajati do të ngjitet në skenë e para.

Më poshtë Magazina.al, ju sjell dy versionet e kenges. /Magazina.al/