Zbulo të panjohurën

Rudi në 20-vjetorin e atentatit ndaj tij, si shpresë të vetme për zbardhjen e rastit e sheh Gjykatën Speciale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, ka shkruar për 20-vjetorin e atentatit ndaj tij, i cili e la në karrocë invalidore tash e 20 vite.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rudi ka thënë se atentati ndaj tij është bërë vetëm sepse ishte gjithmonë në krah me presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe sipas tij, atij i kërkohej që të hiqte dorë nga LDK-ja dhe Rugova, shkruan Reporteri.net.

Për Rudin, Gjykata Speciale është e vetmja shpresë për zbardhjen e rastit ndaj tij, pasi që drejtësia në Kosovë, përfshirë edhe atë ndërkombëtare, ka dështuar që kryesit e veprës të marrin dënimin e merituar.

Ky është postimi i tij i plotë:

15 dhjetor 2000, ora 14:35 minuta. Qe nga ai moment, tash e dy dekada une jam ne karroce. Keto 20 vite kam kaluar neper shume sfida te renda, por duke mos u ndalur kurre, dhe me nje vullnet te madh per te ecur perpara.

Qe te jem i forte dhe i pathyshem ne keto vite jo te lehta, me ndihmuan familja qe me qendroi afer gjithmone. Per te vazhduar dhe te jem i lumtur, me ben femijet e mi me sukseset dhe punen e tyre.

Poashtu, kete vullnet dhe energji per te mos u ndalur, ma japin edhe shume miq te mi, qe asnjehere nuk me harruan, por me ndihmuan dhe me mbeshteten ne menyra te ndryshme, si ketu ne Kosove, ashtu edhe mergimtaret tane.

Atentati ndaj meje u be vetem pse isha gjithmone ne krah me Dr. Rugoven, si para, gjate dhe pas luftes. Nga une kerkohej qe te hiqja dore nga LDK-ja e Dr. Rugova. Por une nuk zgjodha nje gje te tille, pasi kjo nenkuptonte qe te hiqje dore nga rruga e shtetndertimit te Kosoves, synim ky i LDK-se dhe Dr. Rugoves. Ky synim vazhdon edhe sot.

Tash e 20 vite, drejtesia ne Kosove, perfshire edhe ate nderkombetare, ka deshtuar qe urdherdhenesit e atentatit ndaj meje te dalin para drejtesise dhe te marrin denimin e merituar. Por pas dy dekadash, nje drite po shihet ne fund te tunelit. Gjykata Speciale eshte e vetmja shprese per zbardhjen e atenatit ndaj meje dhe gjitha vrasjeve politike qe kane ndodhur ne Kosove.

E ne, e kemi per obligim qe te punojme dhe ta forcojme shtetetin tone, shtet per te cilin eshte derdhur shume gjak.