Zbulo të panjohurën

Sami Lushtaku fjalë prekëse pranë varrit të motrës së vetme

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, sot ka emocionuar me një fotografi në rrjetet sociale.

Lushtaku ka publikuar foto pas vizitës tek varri i motrës së tij të vetme Hanës, që kishte vdekur vitin e kaluar, shkruan Magazina.al

“Sot vizitova varrin e motrës sime të ndjerë, Hanës. Ajo ishte motra e vetme, ishte shtyllë e familjes dhe mbështetëse e madhe për çdo gjë. Kujtimi e malli për të është i përjetshëm. Shpirti i saj pushoftë në parajsë!”, ka shkruar Lushtaku./Magazina.al