Zbulo të panjohurën

Sami Lushtaku: PDK në Drenicë i ka mbi 85% të votave

Sami Lushtaku, kryetar i degës së PDK’së në Skenderaj thotë se PDK ka ruajtur bastionin e saj në Skenderaj.

“Sipas të dhënave tone ne jemi diku 85 për qind para partive tjera. Si gjithmonë Drenica është me PDK’në dhe kështu do të jetë përgjithmonë”, tha Lushtaku në Pressing.

Lushtaku nuk ka treguar nëse PDK do të vazhdojë të jetë në opozitë.

“Është herët për të folur për qeveri”, theksoi ai.