Zbulo të panjohurën

Sara dhe Ledri postojnë videon e parë të Poem Blue!

Muajin që lamë pas, çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë.

Sara dhe  Ledri u zhvendosën në Gjermani për të sjelljë në jetë vajzën e tyre të parë.

Për ata që nuk e dinë, familja e Sarës jeton në Gjermani dhe po ashtu edhe ajo ka jetuar dikur aty.

Kështu, të gjithë po pyesin se nëse ata do jetojnë atje përgjithmonë apo do kthehen në Kosovë.

Këtë përgjigje ende nuk e ka dhënë çifti, por kemi përshtypjen se familja më e përfolur e shoëbizit është kthyer në Kosovë së fundmi.

Ka qenë vetë reperi ai që ka postuar disa Instastory, në avion dhe një foto në oborrin e shtëpisë së tij, duke lënë kështu të kuptohet se ata edhe mund të jenë kthyer.

Ndërkaq dyshja nuk e kurseu në rrjete sociale portretin e të voglës, që u kthye menjëherë në bebushin më të komentuar në Shqipëri e Kosovë.

Madje, Poem Blu ka tashmë edhe një llogari personale në Instagram, ku prindërit i kanë ndarë së fundmi një video që menjëherë ka filluar të shpërdahet vrullshëm në rrjet.

“Kur po vdes për gjumë por dikush thotë diçka për të qeshur.”- shkruhet në video.

https://www.instagram.com/p/CJ6C-UMIOQQ/