Zbulo të panjohurën

Seanca për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve nga ora 21:30

Kryetari i Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, Adnan Rrustemi, e ka konfirmuar në mbledhjen e mbajtur nga ky komision se seanca për ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme do të mbahet nga ora 21:30.

Anëtarët e partive opozitare të këtij komisioni janë larguar në gjysmë të kësaj mbledhjeje, shkruan Gazeta Express.

LDK’ja, në konferencën e mbajtur sot, ka paralajmëruar që nuk do jetë pjesë e seancës për votim të presidentes, në rast se nuk tërhiqet propozimi për Ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme.

Kritika ndaj këtij propozimi ka pasur edhe nga PDK’ja. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri Kurti “i verbëruar nga pushteti dhe i vetëvaksinuar, po kërcënon e po shantazhon me zgjedhje të reja”.