Zbulo të panjohurën

Selim Selimi në Dardanë: Njëzëri dhe të palëkundur për Ramush Haradinaj President

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Selim Selimi, ka marrë mbështetje të madhe në Dardanë, shkruan Gazeta Infokus.

Selimi ka deklaruar se banorët e kësaj ane janë të vendosur rreth fitores së Ramush Haradinajt për president.

Në këtë takim, Selimi ishte së bashku me kryetarin e degës Faton Jakupi.

“Aleanca çdoherë ka qenë promotore për shtetndërtim dhe zhvillim. Në Dardanë, me kryetarin e degës dhe mikun tim Faton Jakupin, sot gjetëm mbështetje të plotë për Forcën e Kosovës. Njëzëri dhe të palëkundur për Ramush Haradinaj President!”, ka shkruar ai.