Zbulo të panjohurën

Selimi: Forca e Kosovës frymon çdo kund në vend

Selim Selimi, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës ka vazhduar sot fushatën në fshatrat e Gjakovës.

Në Prush të Gjakovës, bashkë me kandidatin e AAK-së, Haxhi Sejdiut, kanë takuar banorët e kësaj ane me të cilën kanë biseduar për programin e AAK-së.

“Forca e Kosovës, frymon në çdo pëllëmb të Republikës!”, ka shkruar Selimi në Facebook.

 

Postimi i plotë i Selimit

Në Prush të Gjakovës, lidhja me e afërt me Shqipërinë, bashkë me Haxhi Sejdiun #89, takuam banorë të kësaj ane me të cilët biseduam për programin e Aleancës dhe morëm përkrahje të palëkundur për #RamushHaradinajPresident. #ForcaeKosovës frymon në çdo pëllëmb të Republikës!
💯arsye për të votuar✅
+3
Blend Besfort Demolli and 10 others