Zbulo të panjohurën

Selimi pas zyrtarizimit të njohjes nga Izraeli: U rikonfirmua miqësia shqiptaro-izraelite

Ministri në detyrë i drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pas zyrtarizimit të njohjes së Kosovës nga Izraeli.

Selimi ka thënë se 1 shkurti do të mbahet mend për vendosjen e mardhënënieve zyrtare diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, ngjarje të ciën e ka cilësuar si rikonfirmim për miqësinë mes dy kombeve.

“Sigurisht që 4 shtatori është gdhendur si datë historike, kurse 1 shkurti do të mbahet mend për vendosjen e marrëdhënieve zyrtare diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falënderim për tërë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Selimi./Zëri