Zbulo të panjohurën

Selmanaj nuk tërhiqet, ndërpritet për herë të tretë seanca e Kuvendit

Është ndërprerë për herë të tretë seanca e Kuvendit të Kosovës, kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar largimin e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj nga salla.


Edhe pas pauzës, LVV-ja ka vazhduar me britma duke kërkuar largimin e Driton Selmanajt nga seanca.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga deputët që të mbajnë qetësi, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, gjë që ka çuar në ndërprerjen e seancës.

“Më vjen keq po nuk mund të vazhdojmë në këto rrethana, duke qenë se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të mbajtur mbledhjen e kryesisë bisedojmë në mbledhjen e ardhshme të kryesisë”, ka thënë Nagavci