Zbulo të panjohurën

Sërish përplasje në KQZ, Daka fjaloset me përfaqësuesin e VV’së për PZAP’në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Edhe kjo mbledhje është zhvilluar nën tension pas përplasjes në mes të përfaqësuesit të VV’së, Alim Rama dhe kryetares së KQZ’së, Valdete Daka, shkruan Gazeta Express.

Rama tha se dikush nga KQZ’ja është marr vesh me PZAP’në që ora 18:00 të jetë koha kur merren vendime, lidhur me procesin zgjedhor.

“Sa i përket në raportin që kemi kërkuar keni thënë se publikimi i listës së votuesve është në orën 19:40.edhe kjo duhet me u evidentu. Unë nuk po e shoh se ku e ka marr evidencën PZAP’ja për këtë vendim. Takimi u kry rreth asaj kohe dhe vendimi u nënshkrua pas mbledhjes se nuk ka mundur njoftimi me u nënshkru derisa nuk u kry mbledhja.  Unë nuk e di kush ka komuniku brenda institucionit me PZAP’në që të marrë kohën e saktë në çfarëdo mënyrë të tyre e kanë marrë një kohë si ora 18:00, sidomos një institucion që duhet të apelojë çdo ankesë e merr një vendim që e apelon deri në mesditë”, ka thënë Rama.

Daka i reagoi se ai nuk mund të flas në KQZ, për një institucion tjetër i cili nuk është prezent.

Nëse bën ankesë për PZAP’në i drejtohesh PZAP’it.na nuk jemi institucioni… Nuk e dimë se kush ka komunikuar. Përderisa ti i drejtohesh me pyetje një institucioni që nuk është prezent unë duhet me të ndërpre. Nëse ki pyetje për PZAP’në i drejtohesh PZAP’së”, tha Daka.

Por Rama insistoi se kjo është një pyetje publike që mund ta bëj edhe në mbledhjen e KQZ’së.

“Është një pyetje publike dhe nuk mundesh mem ndërpre”, tha Rama.

“Po të ndërprerje kur fol për çështje që nuk kanë të bëjnë me punën e KQZ’së”, deklaroi Daka.

Më tutje Rama tha se kush ia ka dhënë kohën e saktë PZAP’së dhe Daka i reagoi duke i thënë “pyete PZAP’në”.