Zbulo të panjohurën

Shaip Kamberi tmerron serbët, ua vendos flamurin kuq e zi në Kuvend

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi ka vendosur flamurin kombëtar në Kuvendin e Serbisë gjatë seancës së sotme plenare, shkruan Reporteri.


Kamberi përballë flamurit të Serbisë ka vendosur edhe atë kuq e zi duke nxitur reagimin edhe të kryetarit të Kuvendit, Ivica Daçiq.

Daçiq i kërkoi Kamberit ta largojë flamurin duke thënë se kjo përbën shkelje të rregullave të Kuvendit.

“Ne nuk kemi tolerancë për shkeljen e rregullave të Kuvendit, unë ju kërkoj të hiqni flamurin”, ka thënë Daçiq, por Kamberi iu kthye duke thënë se është cenzura ajo që po e shtyn Daçiqin ti kërkojë heqjen e flamurit.

Pas kësaj Kamberi u pajtua ta largojë flamurin. /Reporteri.net