Zbulo të panjohurën

Shala: Drenica, dje ishte me UÇK – në, sot me PDK-në

Ferat Shala, ka vazhduar edhe sot fushtën zgjedhore. Ai sot ishte në takim me ekektoratin e dy nëndegëve në Drenas dhe Gllobar.

Mobilizim dhe entuziazëm i madh i demokratëve në nëndegët Drenas I, Drenas II dhe në Gllobar.

“Qytetarët e Drenicës dje UÇK – sot PDK. Ata kanë ndarë mendjen që edhe në këto zgjedhje besimin t’ia japin Partisë Demokratike të Kosovës, sepse vetëm ajo po u qëndron afër”, ka shkruar Shala në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Mobilizim dhe entuziazëm i madh i demokratëve në nëndegët Drenas I, Drenas II dhe në Gllobar.
Qytetarët e Drenicës dje UÇK – sot PDK. Ata kanë ndarë mendjen që edhe në këto zgjedhje besimin t’ia japin Partisë Demokratike të Kosovës, sepse vetëm ajo po u qëndron afër.
PDK-ja është e vetmja parti që në këto zgjedhje po ju ofron qytetarëve rritje të pagave dhe pensioneve, mbështetje financiare për rimëkëmbjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, investime në bujqësi etj.
PDK-ja ka dhënë prova se e mban fjalën!