Zbulo të panjohurën

Shala i mahnitur me tubimin e PDK-së në Drenas, e quan madhështor organizimin

Kandidati për deputet, Ferat Shala, ka mbetur i entuziazmuar me tubimin e PDK-së në Drenas, të cilin ai e quan madhështor.

Shala tha se zemërgjerësia e bënë PDK-në të jetë vlera fundamentale e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.

Në vijim, postimi i plotë i tij:

Shumë i entuziazmuar me tubimin e sotëm madhështor të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas.

Edhe pse nuk pata mundësi të jem fizikisht aty, nga fotot që po m’i dërgojnë bashkëpunëtorët e mi, pamjet madhështore të tubimit, qysh tani, po më bëjnë fitues.

Edhe sonte dua t’i falënderojë përzemërsisht: kandidatin e PDK-së për kryeministër të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, kryetarin e komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, kryetarin e Degës së PDK-së. z. Sejdi Hoxha, si dhe të gjithë bashkëpartiakët, të cilët po e vazhdojnë agjendën elektorale edhe pa mua, por gjithnjë duke kërkuar nga qytetarët që më 14 shkurt në listën e PDK-së të votohet edhe numri 14.

Sonte, më shumë se asnjëherë, jam i bindur se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, sepse PDK-ja e ka zemrën e madhe.

Zemërgjerësia e bënë PDK-në të jetë vlera fundamentale e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.

#FeratShala14  #Rimëkëmbje  #PDK134