Zbulo të panjohurën

Shala: Kur PDK-ja është e fortë edhe Kosova është e fortë

Gradica dhe Godanci kanë qenë sot dy fshatrat ku Ferat Shala ka kaluar një pjesë të ditës, duke takuar qytetarët në kuadër të fushatës paraelektorale.
Kandidati për deputet, ka thënë se këto dy vendbanime janë shembull se si realizohet vullneti dhe angazhimi demokratik-qytetar.

Ky është postimi i Shalës:

Gradica dhe Godanci gjithmonë kanë ecur me Partinë Demokratike të Kosovës.
Qytetaria aktive e këtyre dy vendbanimeve të Drenicës, është shembull se si realizohet vullneti dhe angazhimi demokratik-qytetar.
Edhe në Gradicë e Godanc besojnë në planin për rimëkëmbjen e përgjithshme të vendit tonë.
Në Gradicë dhe Godanc besojnë fuqishëm se kur PDK-ja është e fortë atëherë edhe Kosova ëshhë e fortë.