Zbulo të panjohurën

Shala: Me ndërgjegjen e pastër dhe ballëlartë PDK do ta udhëheq Kosovën

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka thënë se partia e tij do ta udhëheqë Kosovën me ndërgjegjen e pastër dhe ballëlartë para historisë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka ndarë një video nga një tubim i PDK-së ku shihen numër i madh i përkrahësve.

“Partia Demokratike e Kosovës është votra e madhe e çlirimtarëve dhe shtetndërtuesve. Me ndërgjegjen e pastër dhe ballëlartë para historisë PDK do ta udhëheq Kosovën me dashuri për Njeriun dhe me besim në Zotin. PDK ka emrin LIRI, PDK ka emrin FITORE”, ka shkruar Shala.