Zbulo të panjohurën

Shala merr mbështetje edhe nga Familja Deliu

Shala vazhdon fushatën elektorale, duke takuar familje të mëdha që lirisë së Kosovës i kanë dhënë shumë.

E tillë është edhe familja Deliu e Abrisë, e cila në luftë humbi 23 anëtarë. Imer Deliu që humbi në masakren Deliu anëtarët më të ngushtë të familjes, u kthye më pas në një luftetar shembull se si të luftohet për lirinë e vendit.
Imer Delin e ka takuar kandidati për deputet Ferat Shala, dhe e quajti atë  shëmbëlltyra e qëndresës, e luftës dhe shpresës.

Ky është postimi i Shalës

Me Imer Deliun – njeriun që është shëmbëlltyra e qëndresës, e luftës dhe shpresës.
Kur Serbia gjakatare vrau dhe masakroi 23 anëtarë të Familjes Deliu në Abri të Drenicës, më 26 shtator të vitit 1998, Imer Deliu nuk u dha, as nuk u dorëzua. Përkundrazi, ai vazhdoi luftën edhe më i vendosur, bashkë me shumë trima të tjerë nga Abria heroike.
Vetëm zemra e Imer Deliut e di se si është të luftosh dhe të shpresosh në ato ditë dhe javë të ngrysura pas masakrës së Abrisë. Edhe pse iu vranë të gjithë anëtarët e familjes, Imeri nuk i vrau shpresat brenda shpirtit të tij, por bashkë me UÇK-në rilindi shpresa të reja, shpresa për jetë dhe për liri.
Edhe sot, shëmbëlltyra qëndrestare e Imer Deliajt na jep forcë dhe shpresë për beteja të reja, që të kemi një jetë më të mirë, në Kosovën tonë që e kemi paguar shumë shtrenjtë.