Zbulo të panjohurën

Shala merr mbështetje nga banorët e Komoranit dhe Fushticës

Ka vazhduar edhe sot fushata paraelektorale e kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala.
Bashkë edhe me kandidaten Besa Ceku-Buqinca, Shala ka takuar banorët e Fushticës dhe Komoranit.

“Mikpritja e këtyre dy vendbanimeve na bën edhe më të përkushtuar në përmbushjen e objektivit tonë: fitoren dhe qeverisjen e Kosovës në 4 vitet e ardhshme”, ka thënë Shala.

Postimi i plotë i Shelës:

Fushtica dhe Komorani edhe sonte, sikurse çdo herë, u rreshtuan me partinë e fitimtarëve.
Mikpritja e këtyre dy vendbanimeve na bën edhe më të përkushtuar në përmbushjen e objektivit tonë: fitoren dhe qeverisjen e Kosovës në 4 vitet e ardhshme.
Qytetarët e Fushticës dhe Komoranit të bashkuar për t’iu përgjigjur me zë të fuqishëm padrejtësisë ndaj UÇK-së; ndaj Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit.
Fushtica dhe Komorani të bashkuar dhe të mobilizuar për PDK-në, për ta vazhduar më tej rrugën e lirisë dhe të shtetndërtimit.