Zbulo të panjohurën

Shala nis ditën me një dedikim për gruan: Salës i detyrohem për gjithcka në jetë

Ferat Shala ka nisur sot ditën me një kafe me bashkëshoreten e tij, Salën të cilën e quan edhe Mentore të tij. Duke qenë se Sala ka qenë deputete në pesë legjislatura, Ferat Shala, beson se do të mësojë shumë nga përvoja e bashkëshortes.
në kafen e mëngjesit në ditën e parë të fushatës zgjedhore, Shala ka edhe një dedikim për gruan e tij, shoqen e studimeve dhe të ilegalitetit.

“Gruas time, dikur shoqes së studimeve dhe të ilegalitetit, Sala Berisha Shalës, i detyrohem për gjithçka në jetë. Rrugëtimi ynë jetësor na ka përplasur në gjithfarë sfidash, por gjithmonë bashkë ia kemi dalë mbanë. Jemi rritur bashkë me idealet e këtij vendi, bashkë kemi rënë në burg, por s’jemi thyer asnjëherë”, ka shkruar Shala.

Ky është postimi i plotë:

 

Një kafe me gruan time, Salën, këtë mëngjes kur edhe po e nisim fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Gjatë ditëve në vijim Sala do të jetë Mentorja ime, dhe ky fakt është një ogur i mirë, sepse përvoja e saj me fitoret e njëpasnjëshme në pesë legjislatura të Kuvendit të Kosovës, më bën të besoj në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe në fitoren time si kandidat.
Gruas time, dikur shoqes së studimeve dhe të ilegalitetit, Sala Berisha Shalës, i detyrohem për gjithçka në jetë. Rrugëtimi ynë jetësor na ka përplasur në gjithfarë sfidash, por gjithmonë bashkë ia kemi dalë mbanë. Jemi rritur bashkë me idealet e këtij vendi, bashkë kemi rënë në burg, por s’jemi thyer asnjëherë. Jemi përballuar me izolimin, me diferencimin, me luftën, por gjithmonë kemi besuar se drita ngadhënjen mbi errësirën, dashuria mbi urrejtjen, shpresa mbi fatalitetin, liria mbi robërinë.
Sot, më shumë se kurrë, bashkë po besojmë në fitoren e radhës.
Me fat, na priftë e mbara!
May be an image of 2 people and indoor