Zbulo të panjohurën

Shala nuk ndalet, kësaj radhe në Gjakovë për të takuar përkrahësit e tij

Ferat Shala, kandidat i PDK-së, për deputet ka shkuar sot në Gjakovë për të takuar rininë e këtij qyteti.

Gjatë kësaj vizite Shala është ndjerë i befasuar nga përkrahja që ka marrë nga qyterët e Gjakovës.

“Motiv për ne janë sidomos këta të rinj të cilët më 14 shkurt do të jemëb për herë të parë votues”, ka shkruar Shala.

Ky është postimi i Shalës:

Kënaqësi të jesh në mesin e simpatizantëve dhe mbështetësve të rinj të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë.
Motiv për ne janë sidomos këta të rinj të cilët më 14 shkurt do të jemëb për herë të parë votues.
Nga të rinjtë gjakovarë kërkuam përkrahje për programin #Rimëkëmbje, i cili garanton të ardhme më të mirë, mbështetje sociale të dinjitetshme, shtet ligjor që mbron të drejtat kombëtare e qytetare për të gjithë etj.