Zbulo të panjohurën

Shala: PDK është alternativa e vetme që çon Kosovën drejt Perëndimit

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie kanë vazhduar takimet me qytetarë. Ata kanë vizituar fshatin Çikatovë e Vjetër në komunën e Drenasit.

Shala është i bindur se qytetarët po i bashkohen programit të PDK’së që synim ka rimëkëmbjen.

“#Rimëkëmbje ka për synim t’i vë në lëvizje potencialet njerëzore dhe ekonomik për ta fuqizuar vendin tonë pas dëmeve të mëdha që pësoi nga keqqeverisja dhe pandemia”, tha Shala.

Shkrimi i plotë i Shalës në Facebook:

Bashkë me kolegët kandidatë për deputet dhe strukturat tjera të Partisë Demokratike të Kosovës, sonte në Çikatovë të Vjetër shpalosëm një pjesë të programit zgjedhor #Rimëkëmbje.

#Rimëkëmbje ka për synim t’i vë në lëvizje potencialet njerëzore dhe ekonomik për ta fuqizuar vendin tonë pas dëmeve të mëdha që pësoi nga keqqeverisja dhe pandemia.

Çikatovasit janë të bindur se PDK-ja me programin #Rimëkëmbje është alternativa e vetme politike e cila e ofron Kosovën më afër bashkësisë së popujve dhe shteteve europerëndimore.

#PDK134 #FeratShala14