Zbulo të panjohurën

Shala: PDK është kundër atyre që futën Kosovën në krizë

Ferat Shala, ka nisur sot zyrtarisht fushatën elektorale duke zhvilluar takime të shumta me qytetarë të Drenicës.

Ai ka publikuar fotografi nga një takim që ka pasur në Tërstenik dhe Verboc ku janë parë numër i madh i qytetarëve që kanë ofruar mbështetje për të.

Shala, në takimet që kishte, ka thënë se qytetarët e Kosovës do të jenë kundër atyre që vendin e kanë futur në krizë.

“Sonte edhe një herë morëm një konfirmim të madh se më 14 shkurt në mënyrë plebishitare qytetarët e Kosovës do të votojnë KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në këtë krizë të madhe politike dhe ekonomike, KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në izolim ndërkombëtar, KUNDËR ATYRE që rrezikuan marrëdhëniet historike dhe strategjike Kosovë- ShBA etj”, ka shkruar Shala.

 

Ky është postimi i plotë i Shalës:

Pritje dhe përkrahje madhështore për Partinë Demokratike të Kosovës në nëndegët I dhe II të Terstenikut dhe në Degën e Verbocit.
Sonte edhe një herë morëm një konfirmim të madh se më 14 shkurt në mënyrë plebishitare qytetarët e Kosovës do të votojnë KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në këtë krizë të madhe politike dhe ekonomike, KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në izolim ndërkombëtar, KUNDËR ATYRE që rrezikuan marrëdhëniet historike dhe strategjike Kosovë- ShBA etj.
Më 14 shkurt qytetarët e Terstenikut dhe Verbocit do të votojnë programin për #Rimëkëmbje të gjithmbarshme dhe Kosovës do t’i japin drejtim të ri zhvillimi.