Zbulo të panjohurën

Shala takon Aziz Zhilivodën: Dera e Zhilivodëve të Drenicës gjithmonë ka dhënë burra të fjalës

Ferat Shala, kandidat nga radhët e PDK-së ka takuar Aziz Zhilivodën, i cili mban emrin e gjyshit të tij- luftëtarit të madh, Aziz Zhilivodës.

Shala theksoi që biseda me të e forcoi edhe më shumë bindjen e tij se dera e Zhilivodëve gjithmonë ka dhënë burra të besës.

Postimi i plotë:

Me Aziz Zhilivodën e Ri.
Aziz Zhlivoda e mban me shumë krenari emrin e gjyshit të tij – luftëtarit të madh, Aziz Zhilovodës.
Biseda me Azizin ma forcoi edhe më shumë bindjen se Dera e Zhilivodëve të Drenicës gjithmonë ka dhënë burra të fjalës, burra të besës, burra si Azizi i Ri, i cili e kultivon dhe e nderon trashëgiminë atdhetare të paraardhësve të vet.
Aziz Zhilivoda sot dëshmon se protagonistët kryesor që ndryshuan historinë tonë, janë gjak fisnik që ripërsëritet si vazhdimësi historike.