Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka vazhdur edhe sot takimet me qytetarët në kuadër të angazhimeve në prag të zgjedhjeve në Kosovë.
Një ndër takimet me të vecanta ka qenë ai me shokun e studimeve, Hetem Sopin të cilin Shala, e ka cilësuar si njeri gazmor por edhe atdhetar të madh.
“Gjatë viteve të studimeve në Mitrovicë kam njohur shumë studentë nga Theranda, në mesin e tyre edhe Hetem Sopin, inxhinier i teknologjisë. Hetemi veçohej sidomos me batuat e tij gazmore, por edhe për angazhimin e tij atdhetar nëpër organizimet që i bënim në organizatat ilegale. Gjatë kohës së luftës ai rreshtua në njësitet e zonës së Therandës, ku dhe u plagos, por ai nuk u dha për asnjë moment.
Sot ai është njëri prej aktivistëve më aktivë të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar në facebook Shala.