Zbulo të panjohurën

Shala: Trashëgimin e vendit tonë do të bëjmë vlerë të qytetërimit botërorë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka filluar fushatën zgjedhore duke treguar që planet e tyre konkrete janë që trashëgimin materiale dhe shpirtërore të Kosovës, të bëjnë vlerë të prekshme të qytetërimit botëror.

Video e postuar në rrjetin social fillon me thënien e poetit Naim Frashëri, dhe duke treguar vlerat trashëgimore të Zymit të Hasit.

“Vetëm dritë e diturisë përpara do na shpjerë!”

Gjithashtu ai ka thënë që së bashku me PDK’në kanë planë konkrete rreth trashëgimisë kulturore të vendit tonë.

“Planet tona konkrete janë që trashëgimin materiale dhe shpirtërore të Kosovës të bëjmë vlerë të prekshme të qytetërimit botëror”, tha Shala.

“Voto PDK 134

Voto Ferat Shala 14″